Kurteshi: 4.8 milionë euro investime për Gjilanin me transport publik modern

GjilanPostuar: 13:52 / 14.11.2017

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka folur për transportin publik në këtë komunë.

Ai theksoi se mobiliteti urban është hap i madh drejt zhvillimit. Plani i Lëvizjes për rregullimin dhe standardizimin e transportit publik në komunë dhe trafiku urban në qytet do t’i lidhë 95% të banorëve dhe vendbanimeve të komunës së Gjilanit me qytetin, si dhe do të shërbejë edhe për transport midis lagjeve të qytetit dhe qendrës, raporton InfoKomuna.

Transporti publik do të ulë koston si dhe kohën e udhëtimit për qytetarët e Komunës sonë, do ta bëjë lëvizjen më të sigurtë, më të parashikueshme dhe do të shkarkojë qytetin nga kaosi në trafik.

Transporti publik do të jetë i përballueshëm për të gjitha kategoritë dhe shtresat shoqërore, ndërsa për personat me gjendje të rëndë sociale, për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, për pensionistët dhe për personat me aftësi të kufizuara do të jetë falas.

Shërbimi i transportit publik do të jetë i integruar dhe do të ofrohet nga një kompani publike por edhe nga kompani private në partneritet me Komunën.

Autobusët do të kenë orare fikse dhe standarde evropiane. Kostoja e një autobusi do të jetë 230.000 euro, me gjithë tatimet dhe shërbimet. Një linjë do t’i ketë 3 autobusë. Kostoja totale: 4.830.000 euro. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.