Kurteshi e Kurti takojnë hoxhallarët në Gjilan

GjilanPostuar: 12:26 / 10.11.2017

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi së bashku me Albin Kurtin kanë takuar sot disa hoxhollrë të Gjilanit.

Kurteshi ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar pë prioritetet e tyre për Gjianin. 

Ai ka theksuar se Gjilani shquhet për bashkëjetesë të shkëlqyer ndërfetare.

"Dje, bashkë me Albinin patëm kënaqësinë të takonim disa hoxhallarë nga Gjilani para të cilëve folëm për prioritetet tona për Gjilanin".

"Gjilani sikur e gjithë Kosova shquhet për bashkjetesë të shkëlqyer ndërfetare e angazhim të përbashkët kombëtar mu sikur vepra e Mulla Idriz Gjilanit", ka shkruar Kurteshi në rrjetin social Facebook./InfoKomuna/