Haziri: Me neve fitojnë të gjithë

GjilanPostuar: 17:12 / 14.11.2017

Nëndega e “Xhamisë së Vogël, “Iliria” dhe “Qendra” në tubimin e përbashkët të organizuar sot i kanë dhënë mbështetje të madhe kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri,

E kryetari Lutfi Haziri i ka falënderuar banorët e këtyre lagjeve për mbështetjen, duke thënë se kjo përkthehet me përgjegjësi të madhe në punë, përderisa ka paralajmëruar investimet e mëdha që do të ndodhin në këtë pjesë në mandatin e ri.

“Ne kemi thënë që nuk do të organizojmë fushatë, por do t’ju falënderojmë që na keni bërë krenarë dhe fitues të mëdhenj. Besoj se do të vazhdoni fuqishëm dhe ta rikonfirmojmë fitoren tonë të madhe më 19 nëntor. I ftoj të na bashkangjiten edhe ata që kanë pasur hezitime më 22 tetor sepse me neve fitojnë të gjithë”, ka thënë Haziri.

“Do ta përfundojmë lumin Mirusha, do të vazhdojmë me zgjerimin e zonës urbane, ndërtimin e të gjitha rrugëve të vogla. Gjatë katër vitet e ardhshme do të ndodhë ndryshimi i madh në Gjjilan. Po ashtu, Gjilani do ta kërkoj hisen e vet buxhetore në Qeveri sepse ky është kontribut i qytetarëve në buxhet”, ka përfunduar Haziri. /InfoKomuna/