Lutfi Haziri ia dorëzon detyrën Alban Hysenit

GjilanPostuar: 12:09 / 09.12.2021

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Alban Hysenit, i cili doli fitues i zgjedhjeve lokale pas rundit të dytë.

Ish-kryetari Haziri theksoi se do të jetë gatshëm në bashkëpunim mbi bazën e interesit të qytetit dhe komunës në përgjithësi.

“Pas një shërbimi më shumë se 13 vite si kryetar në komunë të Gjilanit, në kohë të ndryshme, sot po e përfundoj mandatin e dytë të rregullt dhe po e dorëzoj te kryetari i zgjedhur i komunës sonë, i cili do të jetë kryetar i të gjithëve në realizimin e detyrave”.

“Alban Hysenit i uroj shëndet, mbi të gjitha e lus që ta përcjell suksesi. Një angazhim i tij personal dhe ekipit të tij në lidership në Gjilan, nënkupton ecje para, jo stagnim – ecje para në zhvillim, në prosperim.”

“Unë kam marr rrugë tjetër politike, por e sigurova dhe premtova që roli jonë do të jetë konstruktiv, i sinqertë dhe angazhimi jonë politik do të jetë mbi bazën e interesit të qytetit, komunës dhe të nahisë sonë në përgjithësi”, theksoi Haziri.

Ndërkaq, kryetari i zgjedhur Alban Hyseni, duke falënderuar Hazirin pwr kontributin e dhwnw pwr Gjilanin, theksoi se ky i fundit është një prej figurave që është identifikuar Gjilani, anamorava, si lider.

“Ndërkaq, tashmë është momenti dhe koha që të sjellim një frymë të re, një politikë të re në Gjilan. Ishte dakordim që të vazhdojmë bashkëpunimin dhe konstruktivitetin politik në Gjilan dhe për të mishëruar mendësinë politike përparimtare të gjilanasve”, theksoi Hyseni. /InfoKomuna/