Mbi 300 nënshkrime për rikthimin e “Ushtarit të panjohur”, Komuna e Gjilanit nuk e tërheq vendimin

GjilanPostuar: 10:19 / 06.11.2017

Mbi 300 nënshkrime ka mbledhur brenda tre ditësh peticioni me anë të së cilit kërkohet që të mos i ndryshohet lokacioni shtatores “Ushtari i panjohur” në Gjilan, që u largua nga vendi ku kishte qëndruar për më shumë se 70 vjet.

Por me gjithë kundërshtimet e shoqërisë civile, artistëve e arkitektëve, Komuna e Gjilanit nuk do ta rikthejë atë në vendin ku ka qenë.

Shtatorja e cila për shumë vite është bërë pjesë e memories kolektive të gjilanasve, do të vendoset 50 metra larg vendit ku ka qenë deri më tani, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vend të saj do të vendoset shtatorja e dëshmorit të kombit, Idriz Seferi.

Një vendim për vendosjen e shtatores së Seferit ishte marrë në prill të këtij viti nga Kuvendi Komunal në Gjilan, pikërisht në parcelën ku ka qenë “Ushtari i panjohur”. Por në këtë vendim nuk përmendet largimi i shtatores.

Shoqëria civile dhe komuniteti artistik e ka kundërshtuar largimin e shtatores përmes peticioneve e thirrjeve nëpër rrjete sociale. Shtatorja “Ushtari i Panjohur” që nga e premtja e javës që shkoi ka mbetur e shtrirë dhe e mbuluar në tokë, në afërsi të vendit ku do të rivendoset në parkun e qytetit.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.