Mori ryshfet, një vit burg për zyrtarin e komunës së Gjilanit

GjilanPostuar: 16:18 / 05.12.2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me një vit burg zyrtarin e komunës B. B.

Sipas vendimit të Gjykatës i akuzuari në cilësinë e personit zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të komunës së Gjilanit, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar ryshfet në shumën prej 2 mijë euro nga i dëmtuari A. E., në mënyrë që të bëjë pagesën nga llogaria e komunës për shpronësimin e tokës në vlerë prej 65 mijë e 72 euro.

Me këto veprime i akuzuarit ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit.

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjykata ka dënuar me një vit burgim dhe 1.000 euro gjobë, gjithashtu të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej një viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim.