Në Mogillë konfiskohen bimë narkotike

GjilanPostuar: 11:48 / 27.10.2017

Në fshatin Mogillë të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet përcjellëse dhe në serën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 95 bimë narkotike dhe 25 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 12.502.7 gramë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/