OSBE premton mbështetje për Gjilanin

GjilanPostuar: 22:43 / 22.05.2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, njofotn kumtesa komunale.

“Ambasadori Braathu vazhdon me qenë mbështetës i politikave lokale në Gjilan, i Kuvendit Komunal lidhur me programin për barazi gjinore, mbështetjes së rinisë, iniciativat tjera që janë në interes të zhvillimit të komunës”, tha pas takimin kreu i Gjilanit.

Shefi i minisonit të OSBE’së, ambasadori Jan Braathu, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa ka konfirmuar mbështetjen për Gjilanin.

“Sot diskutuam për atë që kemi bërë deri tani dhe mundësitë që mund të bëjmë për të ardhmen në fushat që i përmendi kryetari Haziri. OSBE është këtu që ta ndihmojë Gjilanin. Deri tani kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe besoj që do ta kemi edhe në të ardhmen”, ka thënë Braathu.