Qeveria e gatshme të investojë në projekte zhvillimi në Anamoravë

GjilanPostuar: 11:05 / 16.01.2018

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën, është takuar me zv.ministren e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, me të cilën kanë biseduar për çështjet e investimeve, që pritet të ndodhin në sektorin e infrastrukturës dhe në sektorë të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Biseduam për fillimin e bashkëpunimit me këtë ministri, për realizimin e projekteve që janë shumë të nevojshme për qytetarët. Ne përfundimisht kemi hyrë në kornizën e investimeve të mëdha kapitale, por këto investime duhet të absorbohen falë mbështetjes që sot e konfirmoi zv.ministrja Shkodra, të cilën e falënderoj”, ka thënë Haziri.

Ndërsa zv.ministrja e Zhvillimit Rajonal, Shkodra, ka deklaruar se ajo është e gatshme që t’u përgjigjet projekteve që vijnë si kërkesë nga Komuna e Gjilanit dhe nga komunat e tjera.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.