Reduktimet nuk parandalojnë rënien drastike të nivelit të ujit në Pendën e Perlepnicës

GjilanPostuar: 10:47 / 17.06.2019

Kompania regjionale e ujësjellësit “Hidromorava” është duke e realizuar planin e vazhdueshëm të reduktimit të ujit në Komunën e Gjilanit, i cili përfshin ndërprerje të furnizimit me ujë, çdo ditë prej orës 23:00 deri në ora 4:00 të mëngjesit.

Megjithëkëtë, kompania ka vlerësuar se furnizimi i qytetit me ujë është në fazën kritike, ngase është shënuar rënia drastike e nivelit të ujit në Pendën e Perlepnicës.

Ndërsa është kërkuar nga qytetarët e Gjilanit të mos e shfrytëzojnë ujin e pijes për ujitjen e kopshteve, arave bujqësore , larjen e rrugëve, ngase do të ketë shqiptim të gjobave deri në 300 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që reduktimet të cilat kanë për qëllim kursimin e ujit nuk janë duke dhënë efekt, ngase drejtuesit e kompanisë dyshojnë se uji është duke u shpenzuar pa kontroll nga qytetarët që janë kyçur në mënyrë ilegale në rrjet.