“Ta pastrojmë Gjilanin” po vazhdon aksioni nëpër fshatra e lagje

GjilanPostuar: 10:13 / 27.09.2018

Aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin” po vazhdon çdo ditë, nëpër lokalitete të ndryshme të hapësirës së komunës. Aksioni ka vazhduar edhe në fshatin Livoç i Ulët, ku banorët e tij kanë pastruar rrugët, varrezat dhe hapësirat e gjelbëruara.

Banorët e Livoçit të Ulët kanë thënë se ky aksion ka nisur më 15 shtator dhe çdo ditë vazhdohet me aktivitete në pastrim të hapësirës së fshatit.

Ata kanë potencuar se tashmë gjendja ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe gjatë periudhës së vjeshtës, sipas tyre, do të bëhet gjelbërimi i ambienteve publike.

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.