Takim urgjent për të diskutuar mungesën e ujit në Gjilan

GjilanPostuar: 12:25 / 26.06.2019

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbledhur sot në një takim urgjent të gjithë krerët e institucioneve përgjegjëse, ku po diskutohet edhe për mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për ujin e pijshëm e problemet që po ka Gjilani tash e sa ditë.

Si pasojë e mungesës së reshjeve, është shënuar rënie e nivelit të ujit në Pendën e Përletnicës, e kjo ka alarmuar komunën e Gjilanit, shkruan Express.

Lidhur më këtë është krijuar një taskë forcë në mes të Komunës, Hidro-Moravës e policisë së Gjilanit.

Tashmë ka filluar takimi urgjent që e ka thirrur kryetari i Komunës Lutfi Haziri, derisa, dje për këtë temë, kryeministri i Kosovës u takua edhe me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun.

Në takim po merr pjesë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe zëvendësministri Kadriu.