Themelohen pesë komitete komunale në Gjilan

GjilanPostuar: 09:58 / 24.04.2018

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të hënën pesë komitete, me ç`rast ka zgjedhur edhe kryesuesit dhe zëvendëskryesit e këtyre trupave komunale.

Kështu, kryesues i Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është zgjedhur Fitim Guda (LDK), ndërsa zv.kryesuese - Vjollca Matoshi (AKR), te Shërbimet Publike – kryesues është zgjedhur Antigona Kqiku (LDK), kurse z/kryesuese - Isa Abdyli (AAK), te Komiteti për Kulturë, Rini e Sport – kryesues Gentrit Murseli (LDK) e zv.kryesues - Festa Shabani  (e pa varur), te Planifikimi Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit – kryesues - Leutrim Bllaca (LDK) e zv.kryesues - Arianit Sadiku (LVV), te Komiteti për Barazi Gjinore – kryesues - Ajtene Shahiqi (AAK) e zv.kryesues - Riad Elezi (LDK).  

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila ka marrë pjesë në mbledhjet konstituive të komiteteve, ka thënë se nesër do të vazhdohet me komitetet për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zhvillim Ekonomik, Arsim, Bashkëpunim Ndërkufitar.

Komitetet janë trupa të rëndësishme të Kuvendit Komunal, të cilat e ndihmojnë vendimmarrjen komunale, duke shqyrtuar e rekomanduar kërkesat e ndryshme të cilat adresohen nga drejtoritë, grupet e qytetarët, shoqëria civile dhe individë të caktuar.

Ajo ka thënë se është marrë parasysh edhe kriteri gjinor dhe politik në përbërjen e komiteteve, të cilët kanë nga 7 anëtarë, me përjashtim të Komitetit për Politikë dhe Financa, që ka 9 anëtarë. /InfoKomuna/