Tri kompani tërhiqen nga ndërtimi i impiantit të mbeturinave në Gjilan

GjilanPostuar: 12:48 / 11.01.2018

Komuna e Gjilanit në strategjinë e zhvillimit socio-ekonomik lokal 2017-2021 kishte edhe ndërtimin e impiantit për djegien e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë me kosto prej 10 milionë eurosh.

Me të përfituese do të ishte Komuna që do të përmirësonte infrastrukturën e saj dhe do të mbroheshin ambienti dhe bizneset.

Realizimi i projektit ishte paraparë në partneritet publiko- privat. Ndërsa për projektin e impiantit interesim kishin shprehur 2 kompani bullgare dhe një kompani izraelite vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Agim Zuzaku, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, deklaron se këto 3 kompani janë tërhequr nga projekti meqë kishin konstatuar se sasia e mbeturinave në deponinë rajonale të Gjilanit është e vogël dhe se investimet në shifra milionëshe nuk do të gjeneronin fitime të mëdha për ta.