"Universiteti publik 'Kadri Zeka', më i miri në nivel të vendit"

GjilanPostuar: 12:25 / 11.01.2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit mbarkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që i kushtohet dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, ka pritur në takim pune rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, i cili mban emrin e dëshmorit të rënë pikërisht në këtë datë në rrugën e resistencës për lirinë e Kosovës, Kadri Zeka.

“Sot kam në takim pune rektorin e Universitetit 'Kadri Zeka', Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe i vargut të gjatë të veprimtarëve, që ideal të vetëm kishin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kemi folur për punën, angazhimin, zhvillimin dhe funksionalizimin e Universitetit. Është njëri nga universitetet më të mira publike në Republikën e Kosovës edhe pse i themeluar më së voni, por fatmirësisht është institucioni më funksional dhe është në shërbim të një numri shumë të madh të studentëve", tha Haziri.

"Gëzimi  ynë i madh është që këtë vit tashmë kemi vendimin për ndërtimin e kampusit të ri, që është vendimi më i mirë që kemi punuar jashtëzakonisht shumë së bashku me rektorin Kosumi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një universitet të mirëfillt”, ka theksuar Haziri.
 
Kurse rektori Bajram Kosumi ka falënderuar kryetarin Haziri për gjithë angazhimin e bërë në instancat më të larta që nga presidenti e deri te deputetët dhe qeveria e Kosovës, në ngritjen e këtij universiteti, zhvillimin e tij, ecjen përpara dhe tashmë edhe punën e madhe që ka bërë për vendimin e fundit për ndërtimin e kompleksit un iversitar.
 
“Universiteti 'Kadri Zeka', është universiteti më funksional dhe më të mira në Kosovë, pozitë kjo e cila na bënë edhe më të vendosur që të vazhdojmë tutje me angazhime konkrete që institucioni ynë akademik, të jetë në funskion të të gjithë regjionit të Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës dhe përtej kufijve të saj”, ka thënë mes tjerash rektori Kosumi. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Amendamente jokushtetuese kthejnë mbrapsht Projektligjin për Prishtinën 09:45 / 25.04.2018 Teksa autoritetet komunale shfaqën shpresën se miratimi i Projektligjit për Prishtinën është afër fundit, në takimin e së martës, Komisioni për Legjislacion e ka kthyer prapa këtë dokument me arsyetimin se ka shumë amendamente jokushtetuese.
LipjanKomente: 0 Ahmeti takon Tahirin, flasin për definimin e pronës së shkollës në Sllovi 14:33 / 25.04.2018 Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri dhe Kryeshefin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu me të cilët ka diskutuar rreth definimit të pronës për ndërtimin e sallës sportive tek...