Uzurpatorët e pronave shoqërore në Gjilan kërkojnë t`i blejnë ato

GjilanPostuar: 09:56 / 17.01.2018

Statistikat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) flasin për 120 shtëpi banimi të ndërtuara në pronë shoqërore në rajonin e Gjilanit

AKP-ja është zotuar se do t’i trajtojë të gjitha këto ndërtime ilegale dhe se do të kërkojë bashkëpunim edhe nga komunat për këtë çështje, shkruan “Koha Ditore”.

Kurse qytetarët të cilët kanë ndërtuar shtëpi në pronat shoqërore tash i janë drejtuar AKP-së duke parashtruar kërkesa për blerje të tokës përmes negocimit direkt.

Në adresë të AKP-së deri tani janë parashtruar 319 kërkesa për blerje të pronës përmes negocimit. Yll Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, deklaron se nga 319 kërkesa të parashtruara 171 janë shqyrtuar, kurse në procedurë të shqyrtimit janë edhe 148 kërkesa të tjera.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.