Zjarrfikësit në Gjilan shpëtojnë një familje nga djegia e shtëpisë

GjilanPostuar: 09:25 / 25.04.2018

Komuna e Gjilanit njofton se Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, me intervenimin në kohë rekorde, ia shpëtuan jetën një familjeje gjilanase, e me dëme shumë të vogla materiale.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka shprehur përkushtimin e tij për mbështetjen e zjarrfikësve në përmirësimin e kushteve të punës.

"Përmirësimi i kushteve të punës për zjarrfikësit nga ana e Komunës po i jep rezultatet. Jam krenar me ta dhe e rikonfimoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit!", ka theksuar kryetari Haziri. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.