Drenas, inkasohen 156 mijë € taksë komunale nga bizneset të papaguara nga 2002-ta

GllogocPostuar: 09:24 / 22.09.2017

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit ka inkasuar taksë komunale në vlerë prej 156 mijë euro nga bizneset e Drenasit të cilat një pjesë e tyre nuk kishin paguar që nga viti 2002 e deri më tani.

Kjo vlerë e inkasimit është bërë në periudhën nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit gusht që këto mjete i janë buxhetuar Komunës, qëdallon nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar ku ishin inkasuar vetëm36 mijë euro.

Deri në fund të këtij viti kjo vlerë e inkasimit do tërritet në 200 mijë euro, transmeton InfoKomuna.

Ndërkaq, siç njofton komuna, drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Anita Abdullahu, me zyrtarë komunalë, kanë vizituar përfituesit e ftohësve të qumështit (laktofrizave) të cilët janë subvencionuar nga kjo drejtori.

Kjo vizitë është bërë për arsye të verifikimit nëse përfituesit janë duke përmbajtur rregullave të nënshkruara në kontratë dhe një gjë e tillë do të jetë sistematike.

Ditë me parë, DBZh-ja ka ndarë ftohësit e qumështit (laktofriza) për 19 fermerë të Komunës së Drenasit, ku një ftohës ka arritur vlerën afër 2000 euro.  /InfoKomuna/