Drenas, përfundon asfaltimi i rrugës në Shtuticë

GllogocPostuar: 15:45 / 15.11.2017

Kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Shtuticë të komunës së Drenasit, transmeton InfoKomuna.

Në vazhdën e punimeve në asfaltimin e rrugëve, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit gjatë realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale, përfundon edhe punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Shtuticë të komunës së Drenasit, rrugë kjo që lidhë fshatin Shtuticë me disa fshatra të komunës së Skënderajt.
/InfoKomuna/