Drenasi binjakëzohet me një komunë të provincës së Adanës

GllogocPostuar: 10:36 / 27.12.2017

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar vizitë në Turqi, ku ka takuar kryetarin e Adanës, kryeqytet i provincës dhe kësaj pjese të rëndësishme të Turqisë, ku do të bëj binjakëzimin me komunën Karaisali.

Lladrovci ka deklaruar se pret të zhvillojë bashkëpunimin në lëmin ekonomik, kulturor, sportiv e arsimor, transmeton InfoKomuna.

Bashkëpunimi ndërkomunal, ka theksuar ai, do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

"Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal, kam takuar kryetarin e Adanas, Z. Huseyin Sozlu, komunën e pestë më të madhe të Turqisë. Adana është edhe kryeqytet i provincës e cila është shpallur më herët në mesin e zonave më me perspektivë në nivel evropian.

Z. Sozlu e falënderova për mikpritjen dhe përkrahjen për binjakëzim me qytetin Karaisali të cilës i prin Z. Aslan, komunë në kuadër të Adanës. Presim të zhvillojmë bashkëpunimin në lëmin ekonomik, kulturor, sportiv e arsimor. Bashkëpunimi ndërkomunal do të jetë urë e re nga ato të ndërtuara deri tash, me interes të dyanshëm.

Zona e Adanës vlen si një nga zonat më dinamike zhvillimore jo vetëm në Turqi. Këtu, shqiptarët përbëjnë faktor të rëndësishëm në të gjitha veprimtaritë publike dhe private."/InfoKomuna/