Drenasi dhe GIZ-i me memorandum bashkëpunimi

GllogocPostuar: 12:42 / 15.09.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Menaxheri i programit KEEP të Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Kai Hofman nënshkruan memorandum të mirëkuptimit, Projekti i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (KEEP) për krijimin e sistemit të menaxhimit të energjisë në nivel lokal, transmeton InfoKomuna.

Qëllimi i memorandumit është të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese për krijimin e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë, bazuar në marrëveshjen për zbatim të projekteve për bashkëpunim teknik të datës 29.08.2017, në mes të GIZ-it dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e GIZ-it për bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Drenasit, ndërsa Menaxheri i GIZ-it tha se Komuna e Drenasit është përzgjedhur e para nga Komunat e Kosovës për arsye se nga viti 2009 që kemi bashkëpunuar i ka përmbushur të gjitha memorandumet e mirëkuptimit 100% në fushën e efiçiencës së energjisë.

Komuna me këtë memorandum do të përfitoj projekte në fushen e efiçiencës së energjisë e sidomos në objektet shkollore, shëndetësore dhe ato publike. /InfoKomuna/