Drenasi e GIZ-i bashkëpunojnë në krijimin e Hartave Zonale

GllogocPostuar: 09:13 / 09.05.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it, me të cilët është në partneritet për krijimin e Hartave Zonale të Komunës dhe Planin Zhvillimor Komunal.

Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it lidhur me ndihmën e ofruar për hartimin e Hartës Zonale dhe Planit Zhvillimor Komunal.

Kryetari i Komunës ka prezantuar hapat të cilët janë ndërmarr nga ana e Komunës për hartimin e këtyre planeve, ku fillimisht janë nxjerr vendimet për hartimin e PZHK-së dhe HZK-së, pastaj janë formuar edhe Ekipi Komunal i Planifikimit (EKP) dhe Ekipi Këshillues i Komunitetit (EKK).

Udhëheqësi i projektit nga ana e GIZ-it, Michael Becker, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për ofrimin e bashkëpunimit për zhvillimin e këtyre dy projekteve të cilat janë të një rendësie të veçantë për Drenasin. Ai ka shtuar se GIZ-i është i gatshëm edhe ne të ardhmen të bashkëpunoj dhe të ofroj ndihmë profesionale Komunës në realizimin e projekteve të cilat janë me interes të përgjithshëm për qytetarët.

Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me GIZ-in është duke hartuar edhe bazën e të dhënave (data bazën) e Komunës me një kompani e cila është e kontraktuar nga ana e GIZ-it.

Kryetari Lladrovci dhe udhëheqësi nga ana e GIZ-it, Becker janë dakorduar që të bashkëpunojnë edhe në faza të tjera të këtyre projekteve.