Drenasi ka të konraktuara dy kompani për pastrimin e rrugëve nga bora

GllogocPostuar: 15:01 / 18.12.2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton të gjithë qytetarët e saj se ka të kontraktuar dy Operatorë Ekonomikë për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe ka caktuar edhe organin mbikëqyrës për secilin operator.

Të gjitha rrugët tani në territorin e Komunës së Drenasit janë të kalueshme, transmeton InfoKomuna.

Gjatë natës së diel dhe të hënë, ka pasur reshje të borës të cilat edhe kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, mirëpo kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë vazhdimisht në terren duke hapur rrugët, dhe se të gjitha rrugët në Komunën e Drenasit janë të kalueshme.

Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve, megjithatë operatorët ekonomik janë terë kohën në terren për të bërë rrugët e kalueshme.

Në loton e parë operatori ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari që mund ta kontaktoni ne këtë numër për kërkesat emergjente, 044 426 710.

Në loton e dytë është operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk) Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani me këtë numër të telefonit 044 303 699.

Komuna e Drenasit fton, njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me operatorët ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone./InfoKomuna/