Drenasi nis manifestimin "Java e dyerve të hapura"

GllogocPostuar: 10:09 / 23.04.2018

Drejtoria për Kulturë dhe Arsim (DKA) në Drenas në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), do të organizojë manifestimin “Java e dyerve të hapura”, që i dedikohet semimaturatëve për orientim me karrierë.

Ky projekt i referohet një sërë aktivitetesh të cilat janë përcaktuar për të ndihmuar nxënësit e klasëve të IX-ta, të zgjedhin drejtimet e tyre në arsimim dhe profesione në arsimin e mesëm të lartë , si në : Gjimnaz “ Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” dhe ShMP “ Fehmi Lladrovci”, Drenas II.

Planifikohet që ky aktivitet të mbahet me datë 23-27 prill 2018.

Për një javë rresht nxënësit e klasave të IX në mënyrë të organizuar nga shkolla do të bëjnë vizitojnë shkollat në fjalë dhe do të marrin informata të hollësishme.Gjatë vizitave nxënësit do të njihen me shkollat ekzistuese dhe profilet e tyre.

Nxënësit do të priten nga mësimdhënësit , nga të cilët do të marrin informata e para për shkollën, u sqarohet pesha e rëndësisë së marrjes së vendimeve të tilla , nga të cilat varet e ardhmja e tyre.

Numri i institucioneve arsimore të nivelit arsimor fillor dhe arsimit mesëm të ulët total do të janë 30, ndërsa numri i nxënësve të klasave IX –ta është 1023 gjithsej.

Planifikohet që për një javë rresht nxënësit e klasave të IX-ta , në mënyrë të organizuar nga shkollat do të bëjnë vizitë shkollave të mesme të larta profesionale dhe gjimnazi .

Gjimnazi “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe ShMP “ Fehmi Lladrovci “ për një javë rresht do t’i hapin dyert dhe dhe do t’i presin nxënësit , prindërit dhe mësimdhënësit.

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe SHMP “ Fehmi Lladrovci “, kanë përgatitur fletëpalosjen dhe pankartën për orientimin dhe informimin profesional të nxënësve , financimin e tyre e ka bërë MAShT-i , ndërsa shpërndarjen e tyre dhe përgatitjen e agjendës e bërë DKA-ja ,si dhe sigurimin e transportet për nxënësit e viseve rurale