Drenasi të marten përkujton masakrën e Poklekut

GllogocPostuar: 12:42 / 16.04.2018

Në 19-vjetorin e masakrës së Poklekut, Komuna e Drenasit do të përkujtojë familjarët e familjes Muqolli të këtij fshati dhe familjes Elshani nga fshati Korroticë e Poshtme.

Më 17 prill (e marte) duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek varrezat e fshatit Poklek të Komunës së Drenasit.

Të njëjtën ditë, para 19 vitesh në Poklek forcat kriminale serbe vranë e masakruan dhe në fund i dogjën 54 familjarë të familjes Muqolli dhe Elshani, në mesin e tyre shumica gra, pleq e fëmijë.

Ndërsa në ora 11:00, do të mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani 2018” në Sallën e Kulturës në Drenas. /InfoKomuna/