Fshati Damanek i Drenasit shembull i vetiniciativave për mjedis të pastër

GllogocPostuar: 13:55 / 12.05.2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar fshatin Damanek dhe ka përgëzuar banorët e këtij fshati për aktivitetet dhe kujdesin e treguar ndaj mjedisit dhe hapësirave publike.

Lladrovci ka thënë se Komuna do të kujdeset për largimin e mbeturinave të krijuara dhe heqjen e deponive ilegale, ashtu siç ka vepruar edhe vite të tjera.

Lladrovci ka shtuar se aktivitet ambientale janë shumë të mirëseardhura për mbajtjen e një mjedisi sa me të pastër dhe ka inkurajuar edhe vendbanimet e tjera që të marrin aktivitete të tilla.

Banorët e fshatit Damanek të Komunës së Drenasit, me vetiniciativë kanë rregulluar dhjetëra pushimore në hapësira publike, po ashtu në zonat publike kanë mbjellur qindra fidane dekorative të ndryshme për të pasur sa më shumë zona gjelbëruese fshati, si dhe kanë rregulluar edhe varrezat e gjithë lagjeve të fshatit. /InfoKomuna/