Gjatë vitit 2017 suksesshëm u ruajt qetësia publike në Drenas

GllogocPostuar: 16:32 / 02.02.2018

Stacioni Policor i Drenasit sot ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2017 të cilin e kanë vlerësuar të qetë dhe pa incidente duke ruajtur qetësinë publike në Drenas.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj, ne emër të kryetarit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar ne ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit raportues, transmeton InfoKomuna.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, ka thënë se viti 2017 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues më institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike.

Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit, përkatësisht kryetarin Lladrovci për hapjen e nënstacionit Policor në Komoran, vendosjen e kamerave në qytet dhe bashkëpunimet tjera që kanë treguar efikasitet.

Po ashtu ai ka falënderuar edhe komunitetet fetare që kanë bashkëpunuar me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare.

Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit.

Ne këtë takim morën pjesë, komandanti i Stacionit Policor në Drenas,Driton Morina me stafin e Stacionit Policor, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta eUÇK-së, përfaqësues të FSK-së, KFOR-it, të Bashkësisë Islame të Kosovëstë Komunitetit Katolik, kryetar të fshatrave, drejtor të shkollave,media dhe qytetarë. /InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 IPKO ndihmon QKMF-në e Malishevës me aparat laboratorik 12:07 / 18.01.2019 Kompania telekomunikuese IPKO, sot ka ndihmuar QKMF në Malishevë, me një aparat laboratorik dhe një aparat tjetër për EKG. Ky donacion i kësaj kompania, është vlerësuar lartë, pasi këto mjete, do të ndihmojnë në masë të madhe, QKMF-në, përkatësisht...
PrishtinëKomente: 0 Prishtina me plan për lëmoshë-kërkuesit 16:02 / 14.01.2019 Përfaqësuesit e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe ata të Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Prishtinës zhvilluan një takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës, në lidhje me dukurinë e kërkim lëmoshës, dukuri kjo që po...