Gjimnazistët nga Drenasi më të mirët në "Javën e Frankofonisë"

GllogocPostuar: 16:36 / 03.04.2018

Në javën e Frankofonisë, që tani më mbahet tradicionalisht ne Kosovë, nxënësit nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, kanë marr edhe këtë vit çmimet kryesore në javën e gjuhës frënge dhe të Frankofonisë.

Java e Frankofonisë është organizuar nga Aleanca franceze dhe Ambasada e Francës në Kosovë dhe ne këtë aktivitet kanë marr pjesë nxënës të 14 shkollave të Kosovës, që ne shkollat e tyre mësohet gjuha frënge si lëndë mësimore, raporton InfoKomuna.

14 nxënësit e Drenasit të përgatitur nga profesori i gjuhës frënge, Rizah Hamza, kanë fituar tri çmimet kryesore:

1) Për skenën më të mirë teatrale (Scene autor des dix mots), çmimi i parë, interpretuar nga nxënësit: Fjollla Januzi, Xhemile Gashi, Vloranda Mulaku, Edona Morina, Fatlume Gjota, Leonita Berisha, Blerina Spahiu, Rinor Morina, Laureta Thaqi, Mehreme Rama dhe Leonora Krasniqi, kurse nxënësi Herolind Bytyqi ka zbukuruar skenën teatrale me pikturat e tij.

2) Për këngën “Les Feuilles mortes”, të interpretuar nga nxënësi maturant Shkodran Orllati dhe

3) Për pikturën më të mirë të fjalës BAGOUT, ka fituar nxënësi Edison Shala.

Në këtë shfaqje, po ashtu fitoi edhe Alton Bytyqi për pikturën më të mirë të fjalës GRIOT. /InfoKomuna/