Inaugurohet nënstacioni elektrik në Drenas

GllogocPostuar: 16:09 / 27.06.2019

Është bërë inaugurimi i nënstacionit elektrike në Drenas, i cili do të shërbejë për të gjitha ekonomitë familjare dhe bizneset e komunës së Drenasit.

Financimin e këtij projekti në vlerën prej 6.8 milionë euro e ka bërë BankaEvropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe është lloti i tretë ne kuadër tëprojekteve të KOSTT-it, përcjell InfoKomuna.

Ne përurimin e këtij projekti i cili është shumë i rëndësishëm përrrjetin elektrike në Kosovë, veçanërisht në Drenas, merrnin pjesë,kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, përfaqësues të KOSTT-it, KEK-ut,kompani punuese të këtij projekti dhe shumë qytetarë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar seinaugurimi i këtij nënstacioni do t’i shërbejë për të gjitha ekonomitëfamiljare dhe bizneset e Komunës së Drenasit dhe me gjerë.

“Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse rryma më nuk do të jetëproblem në komunën tonë. Falënderojmë donatorët të cilët mirëkuptuannevojën tonë për furnizim të qëndrueshëm me rrymë, ekzekutuesit epunimeve që Nënstacioni elektrik të përurohet sipas planit si dhe tëgjithë bashkëpunëtorët që Drenasi të ketë nënstacionin më modern nëKosovë. Nënstacioni elektrik është investim prej 6.8 milionë euro,investim nga KOSTT-i dhe BERZh-i. Për 20 vitet e ardhshme e kemi tëgarantuar furnizimin si dhe do të shërbej edhe Stadiumit nacional dheParkut të Biznesit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Largpërçuesi do të jetë 220kV, i dyfishtë i cili së bashku menënstacionin që është ndërtuar, kap vlerën e 6.8 milionë euro dhe ështëprojekti më i madh i realizuar në Komunën e Drenasit.

Largpërçuesit të ri 220kV është kyçur në largpërçuesin ekzistues qëlidhë SSH Drenasi me NS Prizreni 2, në fshatin Krajkovë dhe gjatësia etij është 4 kilometra.

Nënstacioni Drenasi 220/10 kV/kV është ndërtuar me standardet e tipitGIS (gjenerata më e re e këtyre pajisjeve) me dy transformatorë tefuqisë 2×40 MVA, pra gjithsejtë 80 MVA transformim dhe se për një kohëshumë të gjatë do ta zgjedhë çështjen e furnizimit me energji elektriketë banorëve dhe bizneseve të Drenasit. /InfoKomuna/

 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.