Inspektorët komunalë në Drenas monitorojnë bizneset

GllogocPostuar: 18:23 / 14.03.2020

Drejtoria e Inspeksionit që nga dje ka shtuar kontrollet nëpër biznese në Komunën e Drenasit.

Drejtori i Inspeksionit, Milaim Hajdari, bashkë me inspektorët komunal dhe zyrtarët policor, pas mesnate dje, dhe që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë inspektuar marketet, barnatore, furrat e bukës dhe gjitha bizneset e tjera, për të monitoruar zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19, si dhe për të përcjellur çmimet.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, është inspektuar edhe mulliri në Komoran-Industria e miellit 3A SH.P.K. Drejtori Hajdari është takuar me menaxherët përgjegjës, dhe është njoftuar se ka sasi të mjaftueshme të rezervave dhe kapacitete të furnizimit për të plotësuar kërkesat e qytetarëve.

Lutën qytetarët që të përcjellin njoftimet e komunës, të zbatojnë rekomandimet e dhëna pa panik, por me kujdes të shtuar.

Ndryshe, inspektorët komunalë janë vazhdimisht në terren për të përcjellë situatën nëpër bizneset e Drenasit. /InfoKomuna/