Komuna e Drenasit i qet në shitje drutë me një çmim të volitshëm

GllogocPostuar: 12:38 / 09.01.2018

Komuna e Drenasit ka vendosur t'i shesë drunjtë e konfiskuara, me një çmim prej 911 eurosh. Të paktën kështu bëhet e ditur në njoftimin e dhënë nga Komuna në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Llojet e drunjve të konfiskuar janë: Dru bungu, qarri, ahu e shkoze, shkruan Sovrani.Info. Tenderi i është dhënë “Muharrem Muqollit”, nga Drenasi.

Ndërsa, nënshkrimi i kontratës është bërë më 28 dhjetor.