Komuna e Drenasit: Lladrovci nuk ka formuar Komision Disiplinor

GllogocPostuar: 16:36 / 19.07.2017

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të sqaroj qytetarët e saj ne lidhje me shkrimin e djeshëm në media, ku është thënë se Lladrovci ka formuar Komision Disiplinor ndaj shefit të Arkives, Sadik Tahiraj, për kohën e shkeljeve të supozuara sa ishte drejtor i Arsimit.

“Ju informojmë, se Kryetari Lladrovci nuk ka formuar asnjë Komision të tillë, sepse Komisioni në fjalë ka qenë i formuar që nga viti 2015 dhe ka ende mandat. Disa individ të subjekteve politike, për qëllime propagandistike dhe për t’i sjell vetes dobi e vota, pasi që tani më janë shpallur edhe zgjedhjet lokale, janë duke përdorur lloj lloj dezinformatash duke tentuar të denigrojnë e shpifin ndaj institucionit komunal për gjëra që nuk janë të vërteta. Komuna e Drenasit është e hapur dhe transparente për gjithë ata të cilët janë të interesuar të marrin informata të ndryshme që atyre ju interesojnë”, thuhet në sqarimin e Komunës së Drenasit.