Komuna e Drenasit me dëgjim publik për të drejtat e fëmijëve

GllogocPostuar: 09:35 / 15.05.2018

Komuna e Drenasit njofton se të enjten (17 maj) duke filluar në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit do të mbahet dëgjimi publik për Rregulloren për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve në Komunën e Drenasit.

"Grupi Punues ka hartuar draftin e kësaj rregulloreje me ndihmën e OJQ-së, SDSF dhe KOMF të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Pas diskutimeve të nxjerra edhe nga dëgjimi me publikun e njëjta do të dërgohet për Kuvend për miratim", thuhet në njoftim.

Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF) është duke implementuar projektin "Kontribuimi në përmirësimin e situatës së fëmijëve të cenueshëm në Komunën e Drenasit", përkrahur nga Koalicioni I OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve - KOMF, në kuadër të projektit "Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë" financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /InfoKomuna/