Komuna e Drenasit ndan 19 laktofriza për fermerë

GllogocPostuar: 17:17 / 12.09.2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik të martën kanë ndarë 19 laktofriza për fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.

Me rastin e shpërndarjes së tyre, drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, ka uruar përfituesit e këtij subvencionimi nga Komuna e Drenasit dhe ka thënë se me marrjen e tyre shpresoi të ju lehtësohen punët si fermer, ndërsa ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojë të përkrah fermerët në fusha të ndryshme përmes subvencionimit.

Përfituesit e këtij subvencionimi, paraprakisht i janë nënshtruar kritereve të caktuara përmes shpalljes publike, pastaj komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë përzgjedhjen e tyre. Vlera e një laktofrizi arrin vlerën mbi 1200 euro. /InfoKomuna/