Konfiskohen artikuj ushqimor me afat të skaduar në Drenas

GllogocPostuar: 15:38 / 19.03.2018

Drejtoria e Inspeksionit në Drenas, gjatë vizitave të rregullta në terren, ka hasur në artikuj ushqimor me afat të skaduar dhe me ç'rast ka bërë edhe asgjësimin e tyre, raporton InfoKomuna.

Siç njoftojnë zyrtarët komunalë të Drenasit, numri i artikujve me afat të skaduar ishte 97 produkte me sasi 59 kilogramë dhe 4.5 litra lëngje.

Masat e ndërmarra ndaj biznesit të cilit i janë gjetur produkte me afat të skaduar nga inspektorët përveç konfiskimit dhe gjobë mandatore në vlerën prej 500 eurove. /InfoKomuna/