Kryetari Lladrovci flet për vajzën e përdhunuar në Drenas (Video)

GllogocPostuar: 15:59 / 06.02.2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur e rastin 16-vjeçares e cila dyshohet të jetë përdhunuar nga një mësimdhënës e pastaj edhe nga një hetues policor.

Lladrovci ka shprehur keqardhje për rastin në fjalë dhe ka inkurajuar të gjitha institucionet që ta ndjekin këtë rast deri në fund.

Lladrovci ka theksuar se është arrestuar një hetues në Stacionin Policor të Drenasit lidhur me rastin.

Ai ka thënë se në kohën kur ishte hapur rasti ndaj mësimdhënësit pas deklaratës së nxënëses, ai e kishte pezulluar atë nga puna, mirëpo kanë qenë vendimet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ato që e kanë kthyer atë sërish në punë, pasi që kishin pushuar hetimet dhe se nxënësja e kishte tërhequr deklaratën e dhënë në polici.

"Drejtoria e Arsimit në Drenas ka marr vendim për ri-pezullimin e mësimdhënësit nga puna, si dhe ndaj të njëjtit do të iniciojnë rast në hetuesi, ku edhe do të zhvillohet procedurë disiplinore", është shprehur ai. /InfoKomuna/