Kryetari Lladrovci vizitë zyrtare në Austri

GllogocPostuar: 09:09 / 11.09.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është nisur për një vizitë zyrtare në Austri. Lladrovci do të takoj dy kryetarë të dy komunave.

Kryetarin e Weiz-it z. Erwin Eggenreich, si dhe kryetarin e Gleisdorf-it Christoph Stark. Do të diskutohen format dhe mënyrat e bashkëpunimit në shumë fusha; si Ekonomia, Administrata, Shërbimet Publike dhe Arsimi.

Po ashtu dhe mundësia e binjakëzimit të qyteteve. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve kryetari Lladrovci do të takoj, biznesmenë, afaristë dhe personalitete të rëndësishme austriake. Ai gjithashtu do mbajë një ligjëratë në Universitetin e Gracit.