Kuvendi i Drenasit ndan 229 mijë euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

GllogocPostuar: 13:22 / 25.03.2020

Komuna e Drenasit ka mbajtur seancë urgjente, ku në mënyrë unanime është votuar propozimi për ndarjen buxhetore prej 229,200 euro për të plotësuar nevojat që dalin në këtë situatë emergjente për parandalimin e virusit COVID-19.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar asamblistët për bashkëpunim, shtabin emergjent, stafin shëndetësor, stafin shëndetësorë vullnetarë, zyrtarët policorë, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, njësitë në Drenas, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Ndërsa, asamblistët kanë falënderuar Kryetarin Lladrovci për gatishmërinë dhe menaxhimin e kësaj situate në Komunën e Drenasit, duke e mbështetur propozimin për ndarjen e mjeteve.

Kryetari Lladrovci ka propozuar që asamblistët nga opozita dhe pozita të marrin pjesë në menaxhimin e këtij fondi që është miratuar si dhe të jenë pjesë e Shtabit Emergjent, në mënyrë që shpenzimi i parasë publike të jetë transparente./InfoKomuna/