Largohen deponitë ilegale në lagjen Janova në Drenas

GllogocPostuar: 15:15 / 26.05.2020

Para disa javësh, lagja Janova kishte ndryshuar pamjen e vendbanimit të tyre, duke u kujdesur për ambientin dhe kishin rregulluar fushën e basketbollit, të volejbollit, kishin vendosur pushimore, instalimin e ndriçimit publik dhe pastrimin e lagjes.

Kryetari Lladrovci kishte vizituar banorët e lagjes Janova dhe kishte përgëzuar për aktivitetet vullnetare dhe u kishte premtuar se komuna do t’i largonte deponitë ilegale.

Për të qenë një ambient sa më i pastër, komuna sot përmes kompanisë së kontraktuar ka larguar deponitë ilegale në lagjen Janova. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...