Lekaj pret në takim Jasharin e Lladrovcin, diskutohet për infrastrukturën rrugore

GllogocPostuar: 12:13 / 16.11.2017

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt.

Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive, transmeton InfoKomuna.

Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.