Lirohen nga taksa të gjitha bizneset e Drenasit për vitin 2020

GllogocPostuar: 16:16 / 30.04.2020

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 4 pika, mirëpo me propozimin e kryetarit Lladrovci, janë shtuar edhe 4 pika të tjera për diskutim.

Pikat e propozuara nga kryetari Lladrovci ishin; propozim vendimi për lirim nga taksa komunale për vitin 2020 për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit, draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024, propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 si dhe raporti financiar i zhvillimit të buxhetit janar-mars 2020.

Mbledhja është mbajtur në sallën e Kulturës për shkak të distancimit social dhe në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Pika e parë, procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt 28.02.2020 kaloi unanimisht nga asamblistët e kuvendit.

Pika e dytë, propozim-vendimi për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit për vitin 2020 pas diskutimit u miratua me shumicë votash nga asambleja komunale.

Propozim vendimi për formimin e komisionit për vlerësimin e pronave që mund të këmbehen dhe dhënien e rekomandimeve për pronat që duhet të shpronësohen në parcelën 743/1, në zonën e kadastrave, si pikë e tretë me radhë u votua me shumicë votash, ku u propozuan emrat që do ta përbëjnë këtë komision. Nga ekzekutivi; Granit Karaqica, Fadil Tahiri, Granit Hasnaj dhe nga legjislativi; Malsore Cakiqi dhe Burim Bujupi.

Ndërsa, pika e katër rreth diskutimit të situatës emergjente të krijuar nga virusi COVID-19, Kryetari Lladrovci njoftoi anëtarët për gjendjen aktuale në Drenas që fatmirësisht nuk ka asnjë rast, ndërsa falënderoi të gjithë për bashkëpunimin në këtë kohë pandemie.

Pika tjetër me radhë, “Draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024”, u kalua në mënyrë unanime.

Propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 është miratuar me shumicë votash.

Ne këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti financiar për zhvillimin e buxhetit për periudhën janar-mars 2020.

Për shkak se mbledhja është mbajtur në sallën e Kulturës në parandalimin e përhapjes së COVID-19, incizimi i diskutimit nuk do të jetë u mundur të publikohet në kanalin YouTube dhe në ueb faqen e Komunës. Ky takim mbetet si audio për procesverbal.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.