Lladrovci dhe përfaqësuesit e BERZh-it flasin për "Zonën industriale II"

GllogocPostuar: 16:13 / 21.02.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Arianit Blakaj dhe Bekim Muaremi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi në lidhje me projektin “Zona Industriale II”, në Drenas. Gjatë takimit u diskutua rreth rregullimit të infrastruktures në 62 ha si dhe shpronësimit të 32 ha për vendosjen e Stadiumit Kombëtar, raporton InfoKomuna.

Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe rreth mundësisë së aplikimit me projekte të Komunës së Drenasit në BERZh dhe procedurat e konkurrimit.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit se Komuna e Drenasit është duke u përgatitur që së paku me tri projekte për konkurrim në BERZh, duke filluar nga kolektorët e ujërave të zeza me impiant, rregullimin e shtratit të Lumit “Drenica” dhe financimi i projektit të pendës së ujëmbledhësit të rrjedhjes së lumit në fshatin Vërboc, që do të shërben për grumbullimin e ujit për pije dhe ndaljen e vërshimeve nga kjo rrjedhje. /InfoKomuna/