Lladrovci dhe përfaqësuesit e bizneseve flasin për kushtet në Parkun e Biznesit

GllogocPostuar: 15:49 / 28.03.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve prodhuese në Parkun e Biznesit në Korroticë të Lartë, me të cilët ka biseduar për kushtet të cilat i kanë në zonën industriale.

Përfaqësuesit e bizneseve që janë të vendosur në Parkun e Biznesit në Drenas, i kanë paraqitur disa kërkesa kryetarit Lladrovci, ndërsa kryetari tha se kërkesat të cilat janë të arsyeshme dhe të realizueshme, do të jetësohen, por jo edhe ato të cilat nuk janë të harmonizuara ne mënyrë ligjore. /InfoKomuna/