Lladrovci inspekton punimet për kanalizimin e Parkut të Biznesit në Drenas

GllogocPostuar: 15:41 / 12.09.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, se bashku me përfaqësues të KIESA-së, inspektor komunal dhe Policinë e Kosovës, kanë inspektuar rifillimin e punimeve të projektit për ndërtimin e kanalizimit të impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe industriale në Parkun e Biznesit në Drenas dhe Zonës Industriale përballë tij.

Pas pengesave disa vjeçare për rregullimin e këtij problemi të shkaktuar nga disa banorë të fshatit Korroticë e Epërme, sot kanë rifilluar punimet për ndërtimin e këtij kanalizimi dhe pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është zotuar se më nuk do të këtë probleme ne implementimin e këtij projekti i cili ka mbetur ne gjysmë që nga viti 2009.

Lladrovci ka vlerësuar se përmes këtij projekti që do të ju lehtësoj qarkullimin 42 bizneseve prodhuese të vendosura në Parkun e Biznesit, njëkohësisht do të ju mundësoj edhe bizneseve që do të vendosën përballë parkut, përkatësisht Zonës Industriale II.

Zëvendësministri i MTI-së, Bekim Jupa, ka thënë MTI-ja dhe KIESA do të jenë bashkëpunues me Komunën e Drenasit për të ju krijuar kushte të favorshme bizneseve në Drenas. /InfoKomuna/