Lladrovci kërkon ndërprerjen e grevës nga mësimdhënësit

GllogocPostuar: 15:54 / 21.01.2019

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci të hënën ka pritur në takim drejtor të shkollave të Komunës së Drenasit dhe përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve, ku ka diskutuar rreth grevës në arsim.

Kryetari Lladrovci se bashku me drejtor dhe përfaqësues të sindikatës, janë pajtuar qe më së shumti nga kjo situatë e krijuar janë duke pësuar nxënësit, ne të njëjtën kohë, Lladrovci i ka kërkuar Sindikatës së Arsimit në Drenas, që në koordinimin me SBAShK-un të gjejnë alternativen në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur.

“E drejta për grevë është e garantuar me Ligjet e aplikueshme në Kosovë, por sugjerimi im do të ishte që në koordinimin me SBAShK-un të ndërpritet greva dhe të filloj procesi mësimor, sepse nxënësit janë ata të cilët po pësojnë më së shumti. Ju mund të vazhdoni bisedimet me nivelin qendror për realizimin e synimeve tuaja, të cilat janë të drejta, por të gjendet një alternativë e cila nuk e pengon procesin mësimor”, ka thënë kryetari Lladrovci. /InfoKomuna/