Lladrovci takon përfaqësuesin e Fondacionit zviceran për bursa "Douglas Funk"

GllogocPostuar: 16:40 / 27.08.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me nënkryetarin Gani Sylaj, drejtorin e Arsimit, Tafil Halilaj, dhe drejtorin e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, kanë pritur ne takim përfaqësuesin e fondacionit “Solon Foundation” Douglas Funk dhe bashkëpunëtorin e tij, Ramush Lekën me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ne fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Lladrovci e ka falënderuar për vizitën dhe ndihmën që ky fondacion që nga viti 2008 ndihmon nxënësit e Komunës së Drenasit me bursa dhe ka thënë se ka përkrahjen e Komunës së Drenasit, që ky aktivitet humanitar të vazhdoj për t’i përkrahur nxënësit e dy shkollave të mesme që nuk kanë kushte për shkollim.

Lladrovci ka thënë se pikërisht ndihma e këtij fondacioni, ka ndikuar që për ata nxënës që janë me kushte të renda ekonomike, të mos e ndërpresin shkollimin dhe të aftësohen për profesionet e ndryshme me të cilat edhe mund të kërkojnë punë ne tregun e lirë ekonomik.

Përfaqësuesi i fondacionit “Solon Foundation”, Doglas Funk, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit ne fushën e arsimit të mesëm dhe ka thënë se projekti për t’i ndihmuar nxënësit ne nevojë të Komunës së Drenasit do të vazhdoj edhe ne të ardhmen dhe do shikohen mundësitë e rritjes së numrit të përfituesve të bursës, si dhe bashkëpunimit ne fusha të tjera të arsimit si në pajisje mësimore (kabinete për lëndë të ndryshme mësimore).

Kujtojmë që ky fondacion “Solon Foundation”, që nga viti 2008, ndihmon 35 nxënës për çdo vit të Komunës sonë me një shumë prej 30 euro për secilin përfitues në muaj. Përzgjedhja e nxënësve behët nga Komisioni i caktuar nga drejtoria e shkollave me një përbërje prej 5 anëtareve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...