Lladrovci takon studentët kosovarë në Vjenë

GllogocPostuar: 14:25 / 19.12.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit në Austri ka takuar studentët dhe qytetarët kosovarë që jetojnë e studiojnë në Vjenë.

Ai gjatë këtij takimi ka thënë se arsimimi i tyre shembullor, puna e përvoja që bëjnë në Austri do të jetë edhe forcë lëvizëse e zhvillimit të vendit, duke ofruar mundësi për të ecur përpara në fushat për të cilat ata kanë studiuar e punuar dhe duke krijuar praktika të mira në punë.

“Diaspora shqiptare ka qenë shumë fuqishëm e lidhur me fatin e vendit dhe në krye të detyrës në çdo rrethanë, duke i dhënë hov jo vetëm çlirimit të vendit, por edhe përkrahjes dhe zhvillimit. Edhe sot, studentët tanë të arsimuar jashtë vendi janë krah i fuqishëm i zhvillimit”, ka thënë kryetari Lladrovci gjatë takimit me studentët kosovarë në Vjenë të Austrisë.

“Ju ftoj juve të nderuar që në çdo rrethanë të jeni të dobishëm për familjet e juaja dhe vendit, sepse ne kemi nevojë për më shumë përparim, më shumë përvojë të shkëlqyeshme si kjo në Austri e cila do të jetë e dobishme për të gjithë neve”, ka theksuar Lladrovci.