Në Drenas ndihmohen 200 familje me asistencë sociale

GllogocPostuar: 15:12 / 08.09.2017

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Organizatën humanitare “Islamic Relief Kosova” kanë shpërndarë 200 pako mish për familjet në nevojë, posaqërisht familjet me asistencë sociale.

Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Ilir Shala ka falënderuar Organizatën humanitare “Islamic Relief Kosova” për ndihmat e vazhdueshme që i bënë kjo organizatë për familjet me asistencë sociale si dhe familjeve që rrisin jetim në komunën tonë, si dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme çdo herë t’i bashkëngjitet këtyre aktiviteteve humanitare në mënyrë që sado pak familjeve skamnore t’ua lehtësojmë gjendjen socio-ekonomike.

Gjithashtu Organizata humanitare “Islamic Relief Kosova” të hënën do të shpërndajë edhe 150 pako tjera për familjet që rrisin jetim.

/InfoKomuna/