Nënshkruhet marrëveshje për rregullimin e ndriçimit publik

GllogocPostuar: 16:02 / 23.03.2018

Zëvendës Ministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gllogocit Ramiz Lladrovcin me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit të komunës për rregullimin e ndriçimit publik duke aplikuar edhe masat e energjisë efiçiente.

Ofrimi i përkrahjes financiare për komunat është i një rëndësie të veçantë duke marrë në konsideratë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe interesin e qytetarëve për një jetë më të mirë.

“MAPL është e përkushtuar të ofroj ndihmën e nevojshme financiare për komunat e Kosovës me qëllim të përmirësimit të kushteve për të hapur rrugë zhvillimit ekonomik lokal” tha zëvendës ministri Fejzullahu.