Nis asfaltimi i segmentit të rrugës Marinë-Tërstenik

GllogocPostuar: 13:54 / 28.09.2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor dhe me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten vizitoi fillimin e asfaltimit të rrugës Rajonale R129, segmenti Marinë-Tërstenik, Loti i dytë, në gjatësi prej 3 kilometrash, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ky projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe bënë pjesë në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, për modernizimin e rrugëve anë e kënd Republikës së Kosovës.

Lekaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.